Kompania me seli në Kaliforni zhvillon produkt të inteligjencës artificiale për të parandaluar sulmet kibernetike ndaj kompanive.
BlackBerry blen firmën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale
BlackBerry njoftoi ditën e Premte se kishte hyrë në bisedime për të blerë firmën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale Cylance për 1.4 miliardë dollarë.

Kjo lëvizje do të ndihmojë biznesin QNX i cili është i fokusuar në prodhimin e softuerit për makinat autonome.

Kompania me seli në kaliforni zhvillon produkt të inteligjencës artificiale për të parandaluar sulmet kibernetike ndaj kompanive.

Sakaq BlackBerry, kompania Kanadeze e cila dominoi industrinë mobile prej një dekade, ka ndryshuar fokusin nga shitja e harduerëve tek shitja e softuerëve dhe produkteve të sigurisë.

Cylance do të funksionojë si biznes më vete brenda BlackBerry. /PCWorld Albanian

Flash Lajme