Bill Gatesi (63) ka shpenzuar shtatë vite dhe ka investuar 200 milionë dollarë në hulumtimin e gjeneratës së re të shpikjes pa të cilën sot nuk mund ta mendojmë jetën – nevojtoren pa ujë.

“Teknologjia, të cilën do ta shihni tash paraqet avancimin më të rëndësishëm në sanitari në 200 vitet e fundit – duke mos fshehur emocionet ka thënë Gates në panairin në Kinë.

Duke treguar një shishe me fekalie njeriu, ai ka thënë se në të ka 200 milionë retavirusë, 20 miliardë bakterie Shigella dhe 100.000 vezë të parazitëve të ndryshëm, transmeton gazetametro.net.

Gatesi beson se qasja e re e sterilizimit të mbetjeve njerëzore mund të pengojë gati gjysmë milioni vdekjesh në vit, të ndërlidhura me kolerën dhe infeksione të ngjashme dhe të kursehen 233 miliardë dollarë, të cilat shkojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve.

Miliarderin sidomos e ka manitur sistemi i Institutit kalifornia. Ata kanë zhvilluar një reaktor elektrokimik, i cili e ndan ujinë nga fekaliet e njeriut në pleh e hidrogjen. Hidrogjeni pastaj mund të ruhet në bateri si energji. Në disa qytete mbi gjysma e vëllimit të mbetjeve njerëzore kthehet në ambient pa kurërfarë trajtimi. Për çdo dollar të investuar në sanitari, në ekonominë botërore kthehen 5,5 dollarë, ka llogaritur Organizata botërore e shëndetësosë (WHO).

– Mbetjet njetëzore të cilat trajtohen si duhet mund të jenë investim shumë tërheqës për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve në shëndetësi”, ka shpjeguar për Bloombergun Guy Huton, këshilltar i lartë për ujë, sanitet e higjienë pranë UNICEF-it.

Flash Lajme