Samaira Mehta i ka vetëm 10 vjet dhe ka arritur të fitojë vëmendjen e botës, si një programere me talent shumë të rrallë.

Ajo njëherit është bashkëthemeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e kompanisë “CoderBunnyz”, që ka fituar vëmendjen e mediave botërore dhe të disa kompanive tjera që i kanë ofruar mundësinë e ligjërimit në evente të ndryshme, transmeton Telegrafi.

E gjitha filloi kur si 8-vjeçare krijoi lojën “CoderBunnyz” e cila është e dedikuar për fëmijët që duan të mësohen në programim. Ndryshe, Samaira merret me programim që nga mosha 6-vjeçare, kurse raportohet se ka marrë një ofertë të majme për punë nga kompania Google.

Fal lojës që e krijoi, Mehte ka arritur ta zë vendin e dytë dhe shpërblimin prej 2,500 dollarëve. Ky veprim i saj tërhoqi vëmendjen e “Cartoon Netëork” që kërkoi nga kjo vajzë e talentuar ta mbajë titullin “Poëerpuff”, kurse kur është shfaqur në videoklip gjërat filluan të marrin kahje tjetër. Historia e saj është shpërndarë në masë të madhe nëpër media dhe kështu filloi ta shet lojën e saj në Amazon.
“I kemi shitur mbi njëmijë konsola, që i bie afro 35 mijë dollarë, kurse loja ka dalë në treg vetëm një vit më parë”, ka deklaruar vogëlushja.

Ajo madje ka menduar një kampanjë fantastike që i ndihmoi në promovimin e lojës, kurse në këtë drejtim i ka ndihmuar shumë edhe i ati Rakesh Mehta, i cili punon si inxhinier në Intel.

Sot me ndihmën e lojës u ndihmon bashkëmoshatarëve të mësojnë programimin, por ajo thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Filloi iniciativën me sloganin “Yes, 1 Billion Kids Can Code”, që u mundëson të interesuarve të dhurojnë lojën e saj nëpër shkolla.
Në fillim e këtij viti shkollor raportohet se 106 shkolla e përdorin lojën e saj, por Mehta është duke menduar ta krijoj versionin e ri – që do t’ju ndihmojë të rinjve të mësojnë programimin.

Loja e re quhet “CoderMindz”, kurse fëmijët me këtë lojë do të mund të mësojnë më shumë për inteligjencën artificiale dhe krijimin e robotëve. /Telegrafi/

Flash Lajme