Është folur shumë për 5G-në dhe përfitimet e mëdha që do të sjellë por shumë pak për mënyrën sesi konsumatorët do të kenë në duar këtë teknologji.

Flasim për telefonët e parë 5G të cilët janë ende larg.

Për të përfituar nga 5G duhet të blejmë të gjithë telefonë 5G dhe nuk kanë për të kushtuar pak.

Gjenerata e ardhshme e telefonëve do të kenë antena më komplekse dhe një çip krejtësisht të ri.

Pjesa më e madhe e punës është kryer dhe inxhinierët tashmë kanë nisur punën për të mbajtur kostot prodhimit të ulëta.

Telefonët e parë 5G do të kushtojnë mes 600 deri në 700 dollarë sipas ABI Research ku modelet nga Samsung, Apple dhe Huawei do të kushtojnë më tepër.

Ndërsa ka nisur një garë për të qenë i pari në treg, shumë prodhues nuk duan të lançojnë telefonë 5G përpara se rrjetet të jenë të gatshme, një gabim i bërë me 4G-në.

Prodhuesi Amerikan i telefonëve Motorola do të jetë i pari dhe po vjen me një telefon 5G në fillim të 2019-ës. Është modelit modular Moto Z3.

Pas Motorola telefoni tjetër 5G me shumë gjasa do të vijë nga OnePlus ose Sony ndërsa prodhuesit e mëdhenj do të marrin më shumë.

Samsung mund të sjellë 5G në Gusht kur të prezantojë gjeneratën e re të Galaxy Note ndërsa Huawei në mesin e 2019-ën me seritë Mate dhe jo P.

Për Apple mbase duhet të presim dy gjenerata të tjera shprehet një analisti i ABI Research dhe 2020-ta mbetet objektivi.

Hulumtuesi thotë se shitjet e telefonëve 5G do të arrijnë në 16 milion në 2019-ën dhe mbi 77 milion në 2020.

Në 2022 kjo shifër pritet të shkojë në 200 milion.

5G do të ofrohet mbi dy banda të ndryshme frekuencash. Fillimisht shërbimi do të vijë nga bandat 6Ghzndërsa operatorët vijojnë me përmirësimin 4G-së.

Por për zonat me dendësi të lartë popullsie do të ofrohet një frekuencë me kosto të ulëta e njohur si mmWave. Bota do të ndahet në dy: ato me teknologjinë mmWave dhe ato me frekuencën 6Ghz.

Telefonët e parë 5G do të kenë dy modemë: një të dedikuar 5G-së dhe një për rrjtet 4G dhe ato më të vjetra.

Por në një të ardhme mund të ketë telefonë me një modem ku do të kalohet nga 3G, në 4G dhe 5G.

Gjatë periudhës 2020-21 përdoruesit do të kenë akses në telefonë buxhetor me 5G thotë firma analitike Canalys. Ardhja e 5G nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve. /PCWorld.al/

Flash Lajme