“Më shumë se një hipotezë”. Edhe vetë drejtori sportiv i Juventusit në fakt e paralajmëroi një tratativë serioze për blerjen e Aleksandr Golovin. 22-vjeçari do të luajë me Rusinë në Kupën e Botës, e cila fillon nesër teksa mikpritësit do të presin Arabinë Saudite për ndeshjen e parë të kompeticionit.

SportMediaset raporton se edhe marrëveshja me klubin e CSKA është shumë pranë, teksa Juve kërkon të mbyllë gjithçka përpara Kupës së Botës pasi nuk kërkon të rrezikojë që t’i rritet çmimi.

Dy klubet kanë një marrëveshje rreth 20 milionë euro, teksa tashmë pritet që të mbyllet akordi final. Golovin është një ndër elementët më të spikatur të Rusia, dhe këtë gjë mund ta konfirmoni edhe në videon më poshtë në një përmbledhje të golave dhe magjive të tij.

Flash Lajme