Igli Tare po përgatit një tjetër blerje të rëndësishme gjatë kësaj vere te Lacio. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka arritur marrëveshjen me Betis Sevijan për kartonin e Riza Durmishit, që do t’u kushtojë arkave të skuadrës së kryeqytetit italian 7 milionë euro.

Mbeten për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla me mbrojtësin shqiptar, përfaqëson Danimarkën në rang kombëtaresh.

Durmishi mund të luajë në mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor me rreshtimin me 5 në mesfushë. Për trajnerin Simone Inzagi është alternativë perfekte për boshnjakun Senad Lulic.

Mediat italiane shkruajnë se ai lë pak për të dëshiruar për shkak të faktit se është i gjatë vetëm 163 centimetra, por është një lojtar i shpejtë dhe rezistent.

Flash Lajme