Real Madridi është duke menduar dhe pritet të zgjedh mes Thibaut Courtois apo Jan Oblak.

Sipas AS, portieri i Chelseat Courtois është një opsion më i lirë sesa të shpenzohen 100 milionë euro për ta aktivizuar klauzolën e lirimit të Oblak nga Atletico Madrid.

Courtois, i cili ka vetëm një vit kontratë me Chelsea, besohet se dëshiron që të rikthehet në Spanjë më shumë për arsye familjare – dhe kjo verë është e vetmja mundësi që Blues ta shesin me para, por sigurisht që ai nuk do të kushtonte as sa gjysma e Oblakut.

Për Los Blancos opsion është edhe portieri i Romës Alisson, por edhe ky transfer do ti kushtonte Real Madridit afër 100 milionë euro, kështu që me gjasë portieri i Chelsea mund të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.

Flash Lajme