Kosova ka shkruar historinë në ndeshjen kundër Azerëve.

4:0 ka përfunduar ndeshja në favor të djemve të Kosovës, të cilët fituan pastër.

Ishte Arbër Zeneli ai që hapi serinë e golave me një realizim perfekt nga distanca.

Pjesa e parë mbyllet 1:0, ndërsa në të dytën “dardanët” shënuan edhe tre herë të tjera. Dy herë ishte përsëri Zeneli ndërsa një herë ish-lojtari i Partizani, Amri Rrahmani.

Me këtë fitore Kosova kualifikohet për në fazën me eliminim në Ligën e Kombeve duke e kaluar e para grupin.

 Kosovë – Azerbajxhan 4-0

Zeneli 2′, 50′, 76′, Rrahmani 60′/ Dardania.com

Flash Lajme