Chelsea ka mposhtur 1-0 BATE Borisov duke siguruar kreun e grupit L. Skuadra e Sarri-t ka vuajtur jo pak ndaj bjellorusëve në kushte të vështira, por në fund kanë dalë fitimtarë falë golit të Giroud.

Lazio ka fituar 2-1 ndaj Marseille dhe ka siguruar kualifikimin në fazën e nokautit të Europa League falë pritjes së Strakoshës në sekondat e fundit të takimit. Ishin Parolo dhe Correa ata që i dhanë fitoren ekipit të Inzaghit-t.

Sevilla ka shpërdoruar një avantazh të dyfishtë ndaj Krasnodar, por një gol i minutave të fundit të Banega me penallti i ka dhënë fitoren 3-2 spanjollëve dhe kryesimin e grupit J.


Flash Lajme