Skuadra e Manchester United mori një fitore me shumë vlera në ndeshjen e djeshme përballë Juventusit. Ekipi i drejtuar nga Murinjo brenda 4 minutave në fund arriti që të përmbyste golin e Ronaldos, por ajo që ra më shumë ishte festimi i Mourinhos duke i drejtuar në veshin tifozerisë bardhezi.

Teksa ai e ka shpjeguar pse e bëri këtë veprim, legjenda e Paul Scholes ka bërë kritikat e tij duke thënë: “Duhet të fitosh dhe me klas. Nuk mendoj se ka nevojë të bësh gjeste të tilla. Shtrëngo duart me trajnerin kundërshtar dhe duartrokit tifozët, kjo është mënyra më e mirë. Ishte e panevojshme, por Murinjo i tillë është. Nuk tregoi klas me atë veprim”, deklaroi ish-mesfushori i njohur i “Djajve të Kuq”.

Flash Lajme