Mesut Ozil i premton besnikëri të përjetshme Arsenalit. Mesfushori gjermano-turk, i cili firmosi një kontratë të re deri në vitin 2021 me “topçinjtë”, e shikon veten deri në fund të karrierës së tij te kjo skuadër.

Megjithatë, lojtari i cili paguhet 350 mijë sterlina në javë mendon se ai mund të largohet nga futbolli pas 8 vitesh. Ai u bë pjesë e kësaj skuadre në vitin 2013, kur u transferua nga Real Madridi.

“Kontratë të re me Arsenalin? Pse jo? Unë jam ende i ri, jam 30 vjeç. Në futboll, gjithçka është e mundur dhe unë jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh i Arsenali. E shijoj këtë gjë dhe mund ta imagjinoj veten duke e përfunduar karrierën në Arsenal. Unë mund të luaj deri në moshën 38-vjeçare. Jo, e kam me të vërtetë. Mendoj se nëse ndihem mirë, mund ta vazhdoj të paktën deri në moshën 35 apo 36-vjeçare. Nuk e di, do ta shohim nëse gjithçka shkon mirë.

Sigurisht që dy takimet e para ishin të vështira, pasi ne luajtëm kundër Manchester City-t dhe Chelsea-s, por tani ju e shikoni se gjërat po ecin mjaft mirë. Jemi në rrugë të barë dhe duam të vazhdojmë kështu. Kemi një trajner të mirë, ai kërkon të kuptojë lojtarët dhe klubin e ne duam që t’i tregojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë”, deklaroi Ozil.

Flash Lajme