“Ai është një provokator, është i tillë. Është provokuar? Mua më kanë sulmuar për 25 vite … Çdo herë që luaja ndaj Napolit edhe unë gëzoja duke i provokuar. Do t’i jepja një shkelm b*** të Mourinhos”.

Stefano Tacconi duke folur për Rmc Sport ka komentuar gjestet e portugezit Juventus-Manchester United. Bardhezinjtë u mundën në fund me përmbysje edhe pse dominuan të gjithë ndeshjen.

“Ishet një dobësi mentale dhe fizike në 10 minutat e fundit. Kur u futën në fushë Fellaini dhe Mata, Manchester United luajti më shpejt se Juventus duke shënuar dy gola. Unë do të kisha aktivizuar një mbrojtjes dhe do të kisha luajtur me një mbrojtës më shumë. Kur rezultati ishte 1-0, bardhezinjtë humbën shumë topa.

Szczesny? Në golin e dytë ishte një top i shëmtuar që erdhi përpara tij, ose duhet ta bllokosh ose ta largosh sa më larg të jetë mundur. Në ato momente nuk mund të jesh i kthjellët. Unë do të kisha shkuar si një kamikaz dhe do ta kisha kapur. Një ekip që krijoi më shumë se 7 shanse të pastra shënimi, nuk mund të bëjë më shumë se aq”, deklaroi ish portieri i Juventusit. /Koha Jone/

Flash Lajme