Partizani do të ketë mbështetjen e tifozëve në takim e radhës në Superiore, të dielën e ardhshme me Laçin në “Selman Stërmasi”. Klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi për shtyp font të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium, pasi ka vendosur ta shlyejë financiarisht pjesën e mbetur të dënimit pa tifozë.

“Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozërisë të jetë e pranishme në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm.”

Çmimet e biletave në Tribunat respektive do të jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1 500 Lekë.

Biletat në Tribunat: C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 400 lekë.

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2.

Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1, H2.

Fotografia e FK Partizani Albania

Flash Lajme