Barcelona merr një tjetër lajm të keq nga infermieria. Testet e kryera në mëngjesin e së enjtes kanë konfirmuar se Philippe Coutinho ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë.

Braziliani do të mungojë dy deri në tre javë. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit katalanas. Ishte vetë lojtari që e zbuloi dëmtimin pas ndeshjes me Interin të martën, e cila përfundoi 1-1.

Valverde në këtë mënyrë do të humbasë një tjetër yll, por lajmi i mirë do të jetë rikthimi i Lionel Messit, i cili është i gatshëm për të luajtur që këtë fundjavë.

❗MEDICAL COMMUNIQUÉ@Phil_Coutinho to be out for two to three weeks.
ℹ️ https://t.co/ZcpDoil6yO
?? #ForçaBarçapic.twitter.com/txnnSigdzD

— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 8, 2018

Flash Lajme