Paul Pogba mbetet në Torino, por jo për t’u transferuar te Juventusit. Pas fitores 2-1 në minutat e fundit,  mesfushori francez ka humbur avionin, me të cilin trajneri Mourinho dhe “Djajtë e Kuq” kanë lënë qytetin e Torinos për t’u kthyer në Angli.

Arsyeja? Një kontroll i papritur anti-doping, si një rutinë e UEFA-s, e cila e ka përfshirë ish-lojtarin e Juventusit në kryerjen e testeve përkatëse. Pogba ka kaluar mbi një orë me këtë procedurë, çka i kushtoi udhëtimin me shokët.

Kështu raporton “The Sun”, që tregon se kampioni francez, për këtë shkak, nuk udhëtoi dot me skuadrën në kthim. Një pengesë e vogël në fund të një mbrëmjeje të veçantë për Pogba, i cili nuk i fshehu emocionet e tij për kthimin në atë stadium, ku u bë edhe një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Flash Lajme