Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique, ka publikuar mesditën e sotme listën e lojtarëve, që ka thirrur për ndeshjet e nëntorit. Bie në sy rikthimi i mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba, i cili po kalon një formë të shkëlqyer sportive me katalanasit.

Mungesat më të rëndësishme janë ato të të dëmtuarve: Koke, Thiago dhe Diego Costa. Sulmuesi i Atletico Madrid nuk bën pjesë në tri grumbullimet e fundit të Luis Enrique. Ai e humbi ftesën e parë për çështje familjare, ndërsa ka munguar në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të problemeve fizike. Me vendim teknik janë lënë jashtë kësaj liste Nacho, Marcos Alonso, Bartra, Albiol dhe Paco Alcácer.

Strategu i iberikëve ka prezantuar në një mënyrë të veçantë listën me anë të figurave panini, duke e bërë tashmë një traditë ftesat në mënyra të pazakonta.

Flash Lajme