Pas rezultateve negative në kampionat, Kamza ka shkarkuar nga detyra trajnerin Klodian Duro. Vendimi është njoftuar nga klubi në faqen zyrtare.

Klubi bene te ditur mbylljen e bashkepunimit me trajnerin Klodian Duro.

Duke e falenderuar trajnerin per kontributin e tij te palodhur, perkushtimin dhe gjithçka dha per skuadren tone, bejme te ditur se rruget tona ndahen ketu. Mungesat e rezultateve na detyrojne te bejme nje zgjidhje tjeter ne kete moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrieren e tij ne vazhdimesi dhe e konsiderojme gjithnje pjese te familjes sone.

Pas 12 javësh, Kamza ndodhet në vendin e parafundit me 8 pikë, 4 më shumë se Kastrioti që mbyll renditjen.

Flash Lajme