Përgëzoj Kimin për fitoren, bëri një garë fantastike, pa bërë asnjë gabim dhe e meritoi këtë triumf në Austin. E nisi mirë garën, duke bërë një start të fortë dhe më pas Ferrari tregoi se ishte më i shpejtë se Mercedes.

Kjo garë tregoi se diferencat mes nesh janë të vogla dhe se kështu do të jetë deri në fund”, u shpreh LeWis Hamilton, kryesuesi i Botërorit të Formula 1, që humbi shansin e parë për t’u shpallur kampion bote në pistën amerikane.

Piloti britanik e mbylli garën në vendin e tretë, pas Verstappen, duke shtyrë për javën e ardhshme festën e titullit kampion. “Ndoshta ndalesa e parë në bokse mund të evitohej. Nuk jam i sigurtë nëse zgjodhëm strategjinë e duhur. Ndoshta diferenca do të bëhej po të kishim një gomë tërësisht të re. Megjithatë, nuk e hedh aspak poshtë rezultatin që arritëm në Austin, madje jam i kënaqur me vendin e tretë. Për titullin presim Meksikën, do të festojmë aty”, tha Hamilton.

Flash Lajme