Reali u mboshtë me rezultatin 1-0 nga CSKA Moscow Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric e ka pranuar se disfata e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve iu erdhi si befasi skuadrës madrilene, dhe për këtë arsye atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk ishte e mirë.

Luka Modric nuk luajti si titullar në këtë ndeshje, por u fut pas 58 minutave lojë, kur e zëvendësoi Casemiron, i cili u largua nga ndeshja për shkak të një dëmtimi. “Jemi të zemëruar. Ne nuk prisnim të humbnim pikë këtu dhe atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk ishte e mirë, jemi të mërzitur. Duhet ta mbajmë kokën lart”, ka thënë Modric, i cili këtë vit ka fituar çmimin e UEFA-s dhe FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. “Në tri ndeshjet e fundit, veçanërisht kundër Sevillas dhe këtu, ne nuk ishim në formën tonë më të mirë. Luajtëm më mirë kundër Atleticos në pjesën e dytë. Është shqetësuese kur nuk shënon gola, por ne do ta gjejmë një zgjidhje”. “Ne duhet të jemi më pozitiv, të qëndrojmë së bashku, si dhe të punojmë më shumë për t’u përmirësuar dhe të fitojmë ndeshjen e radhës”, përfundoi ai. Real Madridi pësoi disfatë në transfertë në javën e dytë të grupit G të Ligës së Kampionëve, ata u mposhtën me rezultatin 1-0 nga CSKA Moscow.

Flash Lajme