Këtë verë u fol shumë në lidhje me një transferim të mundshëm të Luka Modric te skuadra e Interit, por mesfushori kroat ka mohuar gjithçka. Ai u shpall mbrëmë nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit, i intervistuar nga mediat spanjolle është kthyer te zërat e merkatos së verës, që e shihnin atë të lidhur me një transferim të mundshëm tek Interi.

“Mendimet e mia gjithmonë kanë qenë të njëjta, kurrë nuk e kam parë veten larg nga Real Madridi.Do të doja ta mbyllja karrierën time te Real Madridi, por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është një klub shumë i kërkuar, ju duhet të gjykoni ngadalë, vit pas viti, varësisht se si luani, se si është performanca juaj. Rinovimi? Nuk po flasim për këtë dhe, për fat të keq për mua, Florentino nuk është në të njëjtin aeroplan”, deklaroi Modric.

Flash Lajme