Efekti Cristiano Ronaldo ka filluar që të ndihet te Juventusi si brenda dhe jashtë fushave. Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka shitur në dy muajt e fundit, në dyqanet zyrtare të tij në Torino dhe në Romë, por edhe nëpërmjet faqes së vet, të njëjtin numër fanellash, sa gjatë gjithë sezonit të kaluar.

Tani për të blerë një fanellë bardhezi të CR7, duhet të presësh një muaj për shkak të fluksit të madh të kërkesave.  Sipas një studimi të bërë në Gjermani, nga muaji gusht shitjet “online” të Juventusit në Europë janë rritur me 145% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Sigurisht që në Itali uniforma e Juves është më e kërkuara. E njëjta tendencë edhe në Austri, ndërsa në Spanjë dhe Britaninë e madhe është e shtata më e shitura. Pra, pavarësisht shumave të mëdha të shpenzuara për ta transferuar Ronaldon në Serinë A, Juventusit po i kthehet investimi.

Flash Lajme