Luka Modric po vazhdon të zë titujt me lajme pasi Real Madridi e ka raportuar kontaktin pa leje me Interin, por tani ai është duke menduar vetëm për Los Blancos


Humbja kundër Atletico Madrid ishte e dhimbshme, por numri 10 i Realit beson se skuadra do të ringjallet.

Modric ka dërguar një mesazh për fansat e Los Blancos nëpërmes mediave sociale ku ju ka shkruar:

“Një humbje e dhimbshme, por asnjë humbje nuk e përcakton fatin e kësaj skuadre! Është koha që të ngritemi, të punojmë fortë dhe ta bëjmë atë që e kemi bërë gjithë”.

Këtë të diel, Reali e fillon La Ligan kundër Getafes, e ku Modric pritet të startojë kësaj radhe. /GazetaExpress/

Flash Lajme