Në një rezultat dominues ndaj kundërshtarit, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë në rezultat 4-0, duke përmbyllur kështu me sukses ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kombeve.

(Foto: Telegrafi)

Të shumtë ishin spektatorët dhe telespektatorët që ndoqën këtë ndeshje kaq emocionuese, e cila u përmbyll me një fitore të suksesshme.

Edhe figurat publike që ndoqën nga afër lojën ishin të shumta.

Lexo po ashtu:

Një ndër ta është reperi Capital T, i cili u pa i pranishëm në hapësirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke u dhënë përkrahje djemve të Përfaqësueses. Madje Kapo, publikoi në rrjetin social Instagram edhe një fotografi, ku u shfaq krah tre lojtarëve të njohur: Edon Zhegrovës, Milot Radhicës dhe Atdhe Nuhiut.

Të pranishëm në tribuna u panë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, moderatorja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj.

Kryeministri publikoi një fotografi të çiftit në Facebook , ku tregonte se sa të entizuazmuar ishin ata teksa shikonin ndeshje, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj: ” Lojë spektakulare dhe paraqitje e mahnitshme, sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me Anitën, plot entuziazëm, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë drejt triumfit të radhës”.

Ndërkohë, nuk munguan edhe postimet e shumë prej yjeve të tjerë të ekranit, të cilët e ndoqën këtë ndeshje nga televizori.

Majk, 2po2, Leonora Jakupi, Korab Shaqiri, Ylli Limani, Shkurte Gashi, Noizy – janë vetëm disa nga emrat që publikuan pamje nga ndeshja, ku tregonin se sa krenarë ndjehen me djemtë e Përfaqësueses, që shënuan fitoren ndaj Azerbajxhanit me rezukltat 4-0.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej postimeve të tyre.

Foto: Majk/InstaStory

Foto: Korab Shaqiri/InstaStory

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Foto: Noizy/InstaStory

Foto: 2po2/InstaStory

Foto: Yll Limani/InstaStory

Foto: Shkurte Gashi/InstaStory

 


Flash Lajme