Zërat më të mirë shqiptarë kanë kënduar në nderim të figurës së madhe heorike shqiptare, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut – Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Ermal Meta, Elhaida Dani, Genc Tukiçi, Erza Muçolli e shumë të tjerë kënduan këngë të njohura para publikut.

Foto: Elhaida Dani/Instagram

Në fund të koncertit, ata janë mbledhur të gjithë së bashku, dhe kanë kënduar para publikut këngën e famshme “Luleborë”.

Në një video të hedhur në Instagram nga Elhaida, shfaqen artistët në qendër të teatrit ndërsa interpretojnë të gjithë njëzërit.

Lexo po ashtu:

E entuziazmuar që këndon shqip shihet Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila ka arritur majat në tregun ndërkombëtar të muzikë.

“Do e mbaj mend diten e djeshme si nje dite plot emocione. Ishte nje nder te isha e ftuar ne kete event dhe te ndaja skenen me ju! Faleminderit Ambasades Shqiptare ne Vatikan, per ftesen dhe organizimin e ketij eventi ne kuader te vitit te Skenderbeut”, ka shkruar Elhaida Dani në mbishkrimin e videos.


Flash Lajme