Dua Lipa ka performuar në koncertin përkujtimor që është mbajtur në Romë në nder të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Pas përfundimit të koncertit, Dua ka postuar foto në profilin e saj në Instagram si edhe nuk ka ngurruar te shpreh krenarinë për rrënjët e saj shqiptare.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastriot Skënderbeun, ku mu desh të performoja krah artistëve shqiptarë me talente të mrekullueshme, dashuria ime për rrënjët nga të cilat vij është rritur më shumë seç mund ta mendoja se ishte e mundur. Të them që jam krenare është pak. Çfarë ndjesie”- ka shkruar Lipa në postim.


Flash Lajme