Fansa të shumtë kanë shkuar për të për të parë performancën e këngëtarit, ndërsa nuk kanë hezituar edhe të shkrepin fotografi e video të ndryshme, duke i publikuar në rrjetet sociale.

(Foto: AynurXalili/InstaStory)

Mirëpo një fanse e quajtur Aynur Murselova-Alili e ka tejkaluar limitin, duke publikuar në rrjetet sociale disa imazhe të pahijshme.

Përveç imazheve në prapaskenë, vajza në fjalë ka incizuar edhe momentit ku shfaqet teksa shoqërohet në dhomën e një hoteli nga këngëtari shqiptar.

(Foto: AynurXalili/InstaStory)

Sipas imazheve të publikuara, duket se dyshja kanë kaluar natën së bashku.

Fansja në fjalë gjatë gjithë natës ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi dhe video të ndryshme, ku shprehej e lumtur që ndodhej pranë këngëtarit.

(Foto: AynurXalili/InstaStory)

“Të dua, dua të kem një fëmijë me ty”, shkruante ajo në gjuhën gjermane në një video të publikuar nga koncerti në InstaStory.

Teksa në videon tjetër, atë e cila shfaq dyshen në dhomën e hotelit, fansja shkruan “Ishalla do të bëhemi me bineq”.

Mesa duket, këngëtari kosovar nuk është ende në dijeni të asaj se çfarë ka bërë fansja e tij e zjarrtë, e cila pa të drejtë i ka cenuar privatësinë, duke i publikuar imazhet e tilla në rrjetet sociale.


Flash Lajme