Këngëtarja shqiptare, Enca shpesh merr shumë kritika nga fansat e saj, por jo vetëm. Megjithëse, në shumë raste, Enca nuk i kushton shumë rëndësi. Por së fundmi, përmes një postimi në Instastory, Enca shkruan se i urren shumë njerëzit hipokritë.

Duket se shumë fansa e kanë quajtur vajzë e keqe, dhe e kanë kritikuar për veshjen, dhe videoklipet e saj. Kaq ka mjaftuar që Enca të shpërthejë ndaj tyre.

Enca shkruan në foto:

“Çdo herë që një k*rvë e ulët më gjykon, flet budallallëqe për mua, duke thënë se nuk jam një “vajzë e mirë” dhe një model për t’u ndjekur, duke u bazuar në veshjet apo videot e mia muzikore, unë kam një përgjigje: K*rva  unë jam një yll popi dhe ju nuk jeni. I urrej njerëzit hipokritë, ju lutem mos më ndiqni!”

 


Flash Lajme