Mimoza Shkodra muaj më parë i dha fund lidhjes me Seldin, e cila gjë bëri bujë të madhe te fansat dhe miqtë e tyre.

Ajo së fundi solli një fotografi teksa shihej në krah të reperit, Gold Ag, dhe menjëherë filluan thashethemet se një romancë e re është në horizont.

Megjithatë, vetë këngëtarja ka reaguar përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka sqaruar gjithçka për mos t’iu lë askujt të spekuloj.

Mimoza ka sqaruar për fansat se nuk bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim mes tyre siç u aludua nga mediat.

Ata janë bërë bashkë për xhirimeve të programeve të fundvitit, gjë që e ka sqaruar vetë Mimoza, ndërsa ka zbuluar se për momentin do të vijë me këngë solo.

Lexo po ashtu:

“Një info për ju fansat dhe miqtë e mi nuk dot kem për momentin bashkëpunim me askënd, më vonë patjetër që do të ketë… së shpejti dot dalin projekte të mijat single për juve. Kjo është vetëm një foto e bërë gjatë xhirimeve festive, por pse jo ne te ardhmen nuk i dihet”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja në Instagram.


Flash Lajme