Michelle Obama është një nga femrat më të adhuruara në Amerikë. E kemi parë gjithmonë të kuruar në veshje dhe në pamjen e saj.

Ish-Zonjën e Parë amerikane e kemi parë gjithmonë me flokë të shtrira, me onde të lehta, dhe me kaçurrela, por kurrë me flokët e saj natyrale.

Image result for Michelle Obama

Por si duket ajo me flokë kaçurrela, tërësisht natyrale?

E mrekullueshme! Michelle sapo ka dalë në kopertinën e revistës ‘Essence’ me flokët natyrale.

Ka ndodhur vetëm një herë që ajo është parë me flokë kaçurrela, dhe jo në dalje publike, por e fotografuar nga paparacët.

Ndoshta nuk është rastësi që Michelle zgjodhi të dilte në kopertinë reviste me flokë natyrale, mbase e ka bërë këtë zgjedhje për t’i dhënë plotësisht kuptim romanit të saj, që trajton aspekte personale të jetës, duke thyer fasadën publike që ka mbajtur për shumë vite./E.B-dritare.net

Image result for michelle obama


Flash Lajme