Dyshja nuk po mund të ndahet për asnjë moment dhe kanë vendosur ta kenë një fole të përbashkët në Los Angeles.

“Reperi e ka ftuar që të jetojnë bashkë dhe bukuroshja nuk e ka refuzuar duke pranuar që të jetojnë.

Ajo e ka ndjerë se ky është momenti i duhur për romancën e tyre”, ka thënë një burim i afërt për revistën Us Weekly.

Theksojmë se 28-vjeçari dhe 22-vjeçarja në muajin nëntor të vitit 2016 ishin ndarë, kjo duket se ka ndikuar që pas ribashkimit të jetojnë në një super vilë.

Për një vit pas ribashkimit, reperi amerikan ka qenë për disa muaj në lidhje me këngëtaren Selena Gomez.

Lexo po ashtu:

Ata ishin parë së bashku në Festivalin Coachella Valley Music and Arts ku ishin parë duke u puthur dhe përkëdhelur me njëri-tjetrin.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme të muzikës dhe modeleve.


Flash Lajme