Dua Lipa së fundi i është bashkuar fushatës për të drejtat e fëmijëve, që organizohet nga “UNICEF”.
Dua Lipa bashkë me disa personazhe të njohura publike është bërë pjesë e fushatës për të drejtat e fëmijëve, organizuar nga “UNICEF”, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Pas kësaj, ajo ka postuar edhe një mesazh të fuqishëm për fëmijët kudo në botë, madje duke përdorur fjalë në gjuhën shqipe.

Bëhet fjalë për “DUA”, që njëherësh është emri i saj, por që në shqip do të thotë “dëshiroj”.

“Unë, Dua, Besoj që çdo fëmijë duhet të ketë fëmijëri”, ka shkruar ajo në mesazhin e saj për fëmijët. /Lajmi.net/


Flash Lajme