Ndonëse nuk është shumë i pranishëm në media, Arti herë pas here nuk ka mundur t’iu shpëtojë mediave rozë, kur bëhet fjalë për jetën e tij private.

Thuhet se tash e sa kohë, këngëtari është në lidhje me një modele nga Tirana, identitetin e së cilës nuk e kishte treguar asnjëherë më parë.

Megjithatë së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet i lumtur pranë një femre, e cila aludohet nga fansat se është e dashura e tij.

Lexo po ashtu:

Vajza në fjalë për shkak të veshjes nuk është e zbuluar tërësisht, megjithatë lehtë vërehet buzëqeshja në fytyrat e të dyve.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të tij nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për paraqitjen e tyre.

Përndryshe, “Asnjo si ti” mban titullin kënga e tij e fundit, të cilën ai e publikoi pesë muaj më parë. /Telegrafi/


Flash Lajme