Ajo ka qenë mjaft aktive me koncerte të ndryshme, ku një prej tyre e ka mbajtur gjatë mbrëmjes së kaluar.

Në fakt, biondina ka marrë pjesë në një ngjarje bamirësie të organizuar nga “BBC Children in Need” në qytetin e Londrës.

Ajo ka treguar përmes llogarisë personale në Instagram se është e gatshme gjithmonë edhe për aktivitete të tjera bamirëse.

“E falënderoj BBC që më ka ftuar të performoj. I dashuroj aktivitetet bamirëse dhe juve të gjithëve. Nëse ka diçka që mund ta ndihmoj, do ta bëjë me dëshirë. Mos harroni të enjten më 15.11.18 të më shikoni në BBC mua e disa artistë të mrekullueshëm duke performuar për të gjithë ju”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në Instagram.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, 27-vjeçarja ka vite të tëra që punon në organizatën botërore të “UNICEF”, në ndihmë për fëmijët në nevojë.

Kujtojmë se biondina jonë do të jetë pjesëmarrëse në shfaqjen vjetore të modës, “Victoria’s Secret”.


Flash Lajme