Teksti i kësaj kënge flet për problemet e saja me ankthin, gjë për të cilën e kanë mbështetur fansat e saj.

Ariana Grande (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Videoklipi i ri muzikor vjen pas këngës “Thank u, Next”, ndërsa Ariana ka konfirmuar në rrjetet sociale se “Breathin” flet për luftën e saj kundër ankthit.

Lexo po ashtu:

Pa kaluar 24 orë nga publikimi, kënga është bërë hit dhe menjëherë është pozicionuar në vendin e parë në ‘trending’ në YouTube.

Aktualisht (kur po e publikojmë artikullin) videoklipi është shikuar 1.8 milion herë në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Në ndërkohë, revista Billboard e ka shpallur këngëtaren e muzikës pop si ‘Femra e vitit’.

Falë suksesit të albumit të saj, “Sweetener” dhe këngëve shumë të suksesshme, ajo është nderuar me këtë çmim, i cili do t’i dorëzohet më 6 dhjetor. //


Flash Lajme