Pas suksesit të madh të albumit të saj të fundit, “Sweetener”, hitet e saj ishin në top-listat e revistës së lartcekur si dhe ishin ndër më të dëgjuarit.

“Ariana Grande është një yll origjinal që nuk ndjek trendët dhe drejtimet aktuale të industrisë së muzikës. Ajo qëndron prapa vendimit që shpesh nuk janë të mira për ndjekëset e saja të reja”, shkruan Ros Scarano nga Billboard.

Pete Davidson dhe Ariana Grande (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images for MTV/Guliver)

“Ajo është e guximshme dhe aktualisht bën muzikën më të mirë në karrierën e saj. Absolutisht e meriton të jetë gruaja e vitit”, tha ai.

Theksojmë se çmimi për vitin 2018 do t’i dorëzohet bukuroshes amerikane më 6 dhjetor në qytetin e New Yorkut.

Lexo po ashtu:

Ky është një sukses i madh për Arianen dhe pasi kohët e fundit i dha fund lidhjes me humoristin, Pete Davidson.

Ariana Grande (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Ndryshe, grande është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë koncerte të reja.


Flash Lajme