Vetëm pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me “Blackpink” e cila titullohet “Kiss and Make Up” .

Ajo ka patur mjaft sukses duke marrë mijëra klikime por e çuditshme është se në drejtim të kësaj kënge dhe këngëtares shqiptare kanë ardhur edhe shumë akuza për kopje.

Janë mediat turke ato që kanë reaguar dhe shkruajnë se Dua ka vjedhur këngën nga këngëtarja Aleyna Tilki. Media e njohur “Oneido.com” ka raportuar se ylli i popit me famë botërore Dua Lipa është frymëzuar nga Aleyna duke i kopjuar këngën “Sen Olsan Bari”.

Në fakt kur t’i dëgjoni këngën do të kuptoni se ata kanë një ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën.


Flash Lajme