Këto janë tri nga deputetet e Parlamentit të Shqipërisë, të cilat kishin zgjedhur të vishen kështu siç po i shihni në foto. Duke i parë të gjitha në shërbimin fotografik të paparazzit tonë, ne zgjodhëm ato që ishin veshur më bukur.

Spikat si gjithmonë për stilin e veçantë dhe elegancën e saj, zonja Grida Duma, deputete e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ajo ka një stil, të cilit i qëndron besnike, mëngë të paktën deri te parakrahu, të prera në bel dhe të gjata deri në gjysmë të pulpës. E favorizuar nga bukuria e saj, çdo gjë që vesh i shkon shumë dhe këtë të enjte kishte zgjedhur një fustan me vija, që i rrinte për mrekulli.

Kejdi Mehmetaj është deputetja e LSI-së, që me pamjen e imët duket si studentja e përjetshme. Këtë të enjte kishte veshur një fustan rozë, që e tregonte shumë bukur.

Blerina Gjylameti, deputetja e PS-së, ka kohë që i jep një rëndësi të veçantë veshjes dhe në fakt ia del të duket shumë bukur.

Edhe pse fustani që kishte zgjedhur ishte i mbyllur dhe me mëngë të gjata, ajo dukej shumë sensuale dhe elegante. Dhe si gjithmonë, nuk i kursen buzëqeshjet kur sheh që fotografët i janë qepur për t’i marrë ndonjë foto pa mendje. /Panorama/


Flash Lajme