a beautiful girl sleeps in the bedroom; Shutterstock ID 253808893; PO: today.com; Other: claudia

Nëse shpesh shihni ëndrra të frikshme, kjo mund të jetë një shenjë e çrregullimit të gjumit, që rrit ndjeshëm rrezikun, për t’u prekur nga disa sëmundje nervore.

Pavarësisht se përpiqeni të mbani mend ëndrrat tuaja, të gjithë mund ta kujtojnë një makth të tmerrshëm. Po ju ndjek dikush ose diçka?  Jeni vonë për një provim. Ose dhëmbët tuaj kanë rënë. Ose po bini nga ndonjë lartësi. Çfarëdo që të jetë, ju zgjoheni të frikësuar.

Nëse shpesh shihni ëndrra të këqija, truri juaj mund të jetë në rrezik. Makthet e shpeshta, mund të shkaktohen nga çrregullimi i sjelljes së gjumit, ose RBD informon Dardania.com. Studiuesit kanë zbuluar se makthet, nëse shihen shumë shpesh zhvillojnë sëmundjet nervore të tilla si: Parkinson ose çmenduri, informon Dardania.com

Por si mund të shpëtoni nga çmenduria dhe sëmundjet e tjera nervore? Nga studimet amerikane është zbuluar se, një terapi me një lloj ilaçi mund të trajtojë njerëzit e diagnostikuar me RBD, ose sëmundje neurologjike. Kjo terapi, nuk është se do ta shëronte përfundimisht një person me RBD, pasi qelizat që e shkaktojnë këtë çrregullim janë dëmtuar. Por mund të parandalojë përhapjen e sëmundjes në pjesën tjetër të trurit./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme