Basketbollistët e “Ulqinit” janë favoritë në ndeshjen e cila të shtunën luhet në Herceg Novi në xhiron e 4 të Ligës së parë ERSTE kundër skuadrës vendase “Primorje”, ndërsa fitorja do të ju siguronte vendin e parë në tabelë.

Në xhiron e 17 të Ligës së Dytë futbollistët e “Otrant Olimpikut” do të tentojnë të dielën të arrijnë edhe një fitore, të shtatën me radhë.

Detyra nuk do të jetë aspak e lehtë. Mysafir do të jetë kryesuesi i tabelës, ekipi “Mlladost” nga Leshkopole, kështu që lojtarët dhe i gjithë stafi i skuadrës ulqinake pret përkrahjen maksimale nga tribuna.

Flash Lajme