Ditën e sotme disa media raportuan se është arrestuar në Holandë Amar Shkëmbi, mik i Lulzim Bashës pasi i janë gjetur 60 kg heroinë. Pas këtij lajmi, reagoi vetë Shkëmbi nga Brazili duke sqaruar se nuk është i arrestuar dhe se Bashën nuk e ka mik, ndërsa përgënjeshtori mediat.

 Edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar, duke e konisderuar të rremë lajmin që sipas saj është financuar nga paratë e Edi Ramës.

“Partia Demokratike gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit”, shprehet ndër të tjera Zhupa.

Reagimi i Ina Zhupës në Facebook:

“Disa media që financohen nga paratë që Edi Rama ju grabit shqiptarëve kanë sajuar, sot, nga hiçi një lajm kundër Kryetarit të Partisë Demokratike për ta lidhur atë më persona me të cilët ai nuk ka asnjë njohje dhe as lidhje.

Partia Demokratike gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të vendosur në luftën e tyre pa kompromis kundër krimit që ka kapur shtetin dhe kontrollon gjithë qeverisjen e vendit”.

Flash Lajme