Shoqata Çamëria ka reaguar ashpër ndaj provokimeve dhe thirrjeve të ektremisëtve grek gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas. Shoqata hedh akuza ndaj institucioneve shqiptare, të cilat sipas saj s’ s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe.

”Lejimi i shpërthimit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku policia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: Çdo cedim ndaj Greqisë, çdo varrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të nacionalizmit grek”.

“Gjaku na thërret, të djegim shqiptarin, qentë shqiptarë, apo Bularati është Greqi, Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi dhe Kaçifas jeton, ti na drejton, do rikthehemi dhe toka do të dridhet, Kacifa dëgjo mirë-Vorio-Epiri do ta fitojë prapë lirinë”, janë thirrjet nacionaliste dhe antishqiptare që përcollën për në banesën e fundit ekstremistin grek Kostandinos Kacifas.

Njoftimi i plotë

Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?

Qëndrimi apatrit i të gjithë aparaturës shtetërore është shenja më e qartë se shtetarët shqiptarë s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe. Lejimi i shpërthimit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku policia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: çdo cedim ndaj Greqisë, çdo varrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të nacionalizmit grek.

Shtetarët shqiptarë, po u ka mbetur më e vogla cilësi, sot duhet të reagojnë ashpër, përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë.

Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”? Do na mbështesni? Apo do i bëni fresk “vorioepirit” të injorancës suaj?

Flash Lajme