Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes, 9 nga këta persona janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se shoqërimi i tyre u bë për shkak të bllokimit të rrugës dhe për verifikim të dokumentacionit.

Flash Lajme