Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku një turiste shqiptare ka humbur tragjikisht jetën në kantonin e Ticinos.

Mësohet se viktima është 43-vjeçarja Elvis F., e cila jetonte prej 15 vjetësh në komunën italiane të Cadoragos në Como.

Ajo ndodhej me pushime në Zvicër, por jeta duket se i kishte rezervuar një fat tragjik. Shqiptarja është marrë nga rrjedha e lumit Verzasca duke humbur për pasojë jetën.

Trupi është pikasur nga kalimtarë të rastit. 43-vjeçarja është nisur me helikopter drejt spitalit, por pa ia dalë të fitonte betejën me vdekjen.

Dyshohet se shqiptarja mund të ketë goditur kokën në shkëmb dhe mandej të jetë marrë nga rrjedhja e lumit. Sidoqoftë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të thotë fjalën e fundit mbi rastin.

Flash Lajme