Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se pr/ligji që parashikon nisjen e ndërtimit të Teatrit të ri është zhbllokuar tashmë dhe pritet t’i dërgohet Parlamentit bashkë me tre amendime, që janë siç sqaroi, kërkesat e negociuara me artistët shqiptarë.

Në një lidhje telefonike në News 24, ai u shpreh se tre kërkesat e artistëve i dhanë fund ngërçit disa mujor, duke i sqaruar një e nga një se cialt janë ato.

“Amendamentet e artistëve që do ti shtohen ligjit të propozuara nga komuniteti i artistëve janë tre: 1- Të mos preket territori i teatrit ekzistues, 2- Të ndërtohet një teatër pa kulla mbi këtë territor dhe 3,- Pjesë e negociatave të bëhen edhe dy prej përfaqësuesve të komunitetit të tyre. Me këto amendime pr/ligji shkon drejt parlamentit”,- tha Veliaj.

Duke sqaruar ngritjen e kullave, Veliaj tha se në territorin ku sot është teatri do të ngrihet vetëm teatri, ndërsa ndërtesa, (por nuk specifikoi kullat) do të ngrihet në pjesën e territorit të bashkisë

“Në territorin e teatrit do kemi vetëm teatrin. Në territorin e Bashkisë do kemi ndërtesë”,- u shpreh Veliaj.

Flash Lajme