Një hajdut në Brazil e ka pësuar keq pasi u përpoq t’i vidhte celularin një vajze. 18-vjeçari Magdeel da Silva u regjistrua duke qarë i shtrirë në tokë, ndërkohë që 22-vjeçarja Sabrina Leites i kishte bllokuar krahun me një kapje artesh marciale, në pritje që të vinte policia.

Hajduti nuk e dinte aspak se “viktima” e tij kishte 4 vite që merrej me jiu-jitsu. Ai i kishte shkuar te hyrja e banesës me motor dhe i kishte kërkuar celularin, por Sabrina menjëherë sulmoi hajdutin. /ma.me


Flash Lajme