Jahti luksoz që kapë vlerën e 30 milionë funteve, është i bazuar në aeroplanin luftarak që nuk detektohet nga radarët, transmeton Telegrafi.

I quajtur ARV (Anti-Radar Vessel), jahti është i dizajnuar me linja të veçanta për të shmangur radarët që mundohen të detektojnë prezencën në det.

Teknika e njëjtë e prodhimit të jahtit përdoret edhe tek luftanijet dhe aeroplanët luftarakë F-117 Nighthawk, që nuk detektohen nga radarët.

Brenda këtij jahti mund të akomodohen 10 pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa motori i fuqishëm që e vë në lëvizje i ka plot 1,200 kuaj-fuqi dhe lëviz me shpejtësi maksimale prej 16 nyjeve. /Telegrafi/


Flash Lajme