Të gjithë njerëzit që bëjnë një tatuazh në trupin e tyre e bëjnë me një kuptim. Kujtimet mund të jenë për njerëzit që ata duan, në lidhje me një situatë, me një personalitet apo për një hobi.

As yjet e Hollivudit nuk janë të përjashtuar nga grupi i njerëzve që kanë bërë tatuazhe. Por kuptimi i disa prej tatuazheve të tyre është i paqartë prandaj dhe ju janë kushtuar më shumë vëmendje atyre.

Dardania.com do ju tregojë në këtë artikull rreth domethënies së tatuazheve të personazheve të famshëm të Hollivudit.

Tatuazhi mbi shpatullën e Angelina Jolie

Angelina Jolie ka disa tatuazhe në trupin e saj që pasqyrojnë disa nga gjërat që janë të rëndësishme për të. Një nga tatuazhet më interesantë që ajo ka, është ai në shpatullën e saj.

Tatuazhi i Jolies në shpatullën e saj është një koordinim i emrave të njerëzve më të afërt të saj, me emrat e vendeve ku ata kanë lindur.

Në  Kamboxhia – djali i saj më i madh Maddox.

Në  Etiopi – vajza e saj Zahara.

Namibia – vajza e saj Shiloh.

Vietnami – djali i saj Pax.

Në  Francë – binjakët Knox dhe Vivienne.

Dhe e fundit – Brad Pitt vendlindja në Oklahoma.

Gjërat e preferuara të Miley Cyrus

Miley Cyrus nuk ka frikë të tregojë gjërat që ajo pëlqen. Çdo tatuazh që ajo ka është një simbol për respektin që ajo ka për hobet e saj, miqtë, anëtarët e familjes dhe kafshët shtëpiake. Miley  ka një imazh të qenushit të saj në pjesën e  bërrylit.

Miley gjithashtu ka edhe një tatuazh interesant në veshin e djathë. Ajo me tatuazhin shkruan ‘Dashuria’.  Ajo simbolizon dëshirën e Miley që do të dëgjojë vetëm për gjëra të mira dhe lë mënjanë ato negative.

Lady Gaga, tatuazh për motrën e vogël

Lady Gaga ka thënë se tatuazhi i një miu në krahun e saj  i është kushtuar motrës së saj të vogël Natali. Këngëtarja e quajti mi atë kur ato ishin të vogla. Edhe detajet e tatuazhit kanë shumë rëndësi. Miu mban një gjilpërë që përfaqëson dashurinë e Natali për dizejnimin e rrobave, dhe fija e perit në tatuazh krijon emrin, Natali.

Kodi i familjes së Brooklyn Beckham

Tatuazhi i  David Beckham përfaqëson motrat dhe vëllezërit e tij. Brooklyn Beckham si fëmija më i madh vendosi të bënte këtë tatuazh minimalit duke shkruar këta nurma  “020511”. Numrat  qëndrojnë për vitet e lindjes së vëllezërve dhe motrave të tij: 02 – Romeo, 05 – Cruise, 11 – Harper.

Emma Stone tatuazh me këmbë shpendësh


Emma Stone ka një tatuazh shumë të rëndësishëm në dorë. Emma dhe nëna e saj bënë të njëjtin tatuazh  identik të këmbëve të shpendëve për të festuar  shërimin e nënës së saj nga kanceri i gjirit.

“Made in England” në këmbën e Cara Delevingne

Bërë në Angli janë fjalët e bëra tatuazh në këmbën e majtë të Kara. Kjo ishte mënyra e modelit për të shprehur ndjenjat që ajo kishte gjatë shfaqjeve të modës. Sipas saj, shumë modele trajtohen si kukulla ose objekte të pajetë dhe ky tatuazh shfaqet si vula që  mund të vendosin vetëm makineritë. Këtë gjë ka  bërë edhe Cara nëpërmjet tatuazhit në këmbën e saj.

Fjalë predikuese në tatuazhin e Kelly Clarkson 


Këngëtarja dhe aktorja Kelly Clarkson ka një mbishkrim të vogël në dorë, i cili thotë: “Dua më shumë.” Kur ajo ishte një fëmijë, Kelly pyeti një predikues: “Pse disa njerëz janë të këqij?” Dhe ai tha: “Për shkak se ata nuk ishin mjaft të dashur “. Sipas Kelly, kur ajo takon një person të keq, ajo kujton se ata janë të këqij, sepse ata nuk ishin mjaft të dashur.

Tatuazhi për Paul Walker në shpatullat e Vin Diesel

Në vitin 2013, Paul Walker vdiq në një aksident me makinë. Në atë kohë, për të kujtuar gjithnjë mikun të tij më të mirë, Vin Diesel bëri një tatuazh të madh me sy dhe krahë që për çdo fans  Paul Walker tani është i njohur./A.C/dritare.net

 


Flash Lajme