Clark Gable portrait - October 1959Smiling(Newscom TagID: mrpphotos093176) [Photo via Newscom]

1766 – Lindi kompozitori francez dhe violinisti i shquar Rudolf Kreutzer, violinisti i oborrit Napoleon Bonaparte dhe Luigjit XVIII. I magjepsur nga virtuoziteti i tij, Beethoven i ka kushtuar një Sonatë për violinë dhe piano nr.

47, e njohur si sonata Kreuzer.

1831 – Vdiq gjenerali prusian Karl von Clausewitz Mary, një nga teoricienët më të famshëm ushtarak të shekullit të 19-të. Në teorinë “Për luftën” ka formuar përvojën e strategjisë së re të aplikuar në luftërat e Napoleonit. Sipas Clausewitz lufta është një pjesë përbërëse e marrëdhënieve të përgjithshme politike dhe vazhdimi i politikës me përdorimin e mjeteve të tjera.

1933-BRSS dhe SHBA vendosën marrëdhënie diplomatike.

1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore filloi ofensiva e dytë gjermane në Moskë, e cila u përfundua më 5 dhjetor, me disfatën e ushtrisë gjermane. Me operacionet e vazhdueshme, Ushtria e Kuqe Sovjetike arriti që deri në mars 1942 të shtyj trupat gjermane në 200 kilometra nga Moska. Disfata gjermane shënoi fundin e “Blitzkrieg” dhe shënoi një ndryshim të luftës në favor të koalicionit anti-Hitler.

1960- Vdiq aktori amerikan Clark Geble. Ai ka luajtur në më shumë se 70 filma, dhe ka fituar popullaritet të madh si Rhett Butler  në filmin “Gone with the wind”. Ai fitoi një Oskar për filmin “Një natë”. (b.an)


Flash Lajme