Një qen besnik që ka pritur pronaren e tij për 80 ditë në rrugën ku ajo vdiq, është bërë hit në rrjete sociale.
Pamje të qenit në mes të rrugës në Hohhot, Mongoli, janë shikuar me miliona herë.

Sipas atyre që e kanë publikuar videon, qeni është parë në rrugë çdo ditë prej kur pronarja e tij vdiq më 21 gusht, transmeton Gazeta Express.

Një taksist tha se njerëzit kanë provuar ta ndihmojnë atë, por sa herë dikush i afrohet qeni largohet me vrap.

“Lidhja e qenit me pronaren e tij ishte shumë e thellë. Pasi ajo vdiq, qeni ka qëndruar këtu prej atëherë. Çdo ditë është në rrugë, e shoh. Lidhja mes njeriut dhe qenit është me të vërtetë e fortë.


Flash Lajme