Detajet e fluturimit që u nis nga Belfasti, janë bërë të ditura që tani, pas ngjarjes së frikshme kur aeroplani ra poshtë për 150 metra, derisa në bord ishin 44 persona, transmeton Telegrafi.

Autoriteti që merret me aksidentet ajrore në Britani të Madhe, ka gjetur se aeroplani që ishte në autopilot, është kthyer papritmas në ‘lartësi zero’ për të dalë prej kontrolli.

Derisa ndodhej në 460 metra lartësi dhe gjithçka ishte në rregull, aeroplani nisi të zbriste teposhtë për 18 sekonda, duke rënë në 282 metra.

Pilotët arritën ta ndalojnë autopilotin dhe e morën sërish kontrollin e aeroplanit, që bëri zbritjen e parashikuar në aeroportin e Glasgow.

Kompania ajrore e ka pranuar rastin, por nuk ka dashur të japë komente, ndërsa është mjaftuar duke thënë se të gjithë pilotët do t’i nënshtrohen disa testeve shtesë. /Telegrafi/


Flash Lajme